Avokat Ngjela akuza shumë të rënda ndaj kryeministrit
Në studion e Artur Zhejit, ku po debatohet për pasojat e tërmetit dhe arësyet pse u rrëzuan dhe u dëmtuan shumë pallate banimi, ndodhet edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.
Në debatet e nxehta mes avokat Ngjelës dhe inxhinier Arben Meçes pati sekuenca gjaknxehtësie që arritën deri në fyerje ndaj njeri tjetrit.
Gjatë debatit në emisionin 360 gradë për situatën e tërmetit, avokati Spartak Ngjela ka kërkuar që inxhinier Arben Meçe të nxirret jashtë.
“Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë masakra, dil jashtë”, iu drejtua avokat Ngjela.
“Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo!”, tha Meçe.
Por ajo çka ra në sy ishin akuzat shumë të rënda ndaj kryeministrit. Dhe pikërisht nga Spartak Ngjela ndaj Edi Ramës.
Avokati tha se ishte pikërisht Edi Rama që futi i pari lejen e ndërtimit që përdorën nga mafiozët e ndërtimit e ku kjo mafie është më e rrezikshme. Dhe më pas avokati tha se pse del kryeministri nga mëngjezi në darkë duke folur për tërmetin sikur të jetë inxhinier e jo një piktor. Dhe se-shtoi Ngjela- kryeministrit nuk i japin lekë, se ka korrupsion.
(VIDEO) Ngjela: Edi Rama nuk e ka di që ka përgjegjësi penale
(VIDEO) Ngjela, inxhinierit: Nxirreni jashtë këtë maskara