Avokatët e Berishës: Duam të vijë në gjyq si dëshmitar edhe kryeministri Edi Rama!
Avokatët e liderit të opozitës kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen “Partizani” që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas avokates Gjyzari ky është një proces i stisur dhe i shtyrë nga politika.
“Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”, tha avokatja Klodiana Gjyzari.
Klodiana Gjyzari: “Shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim penal, përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga Taulant Balla dhe regjistrimi i procedimit brenda ditës. Sapo shumica parlamentare ka marrë pushtetin, ka urdhëruar kontrolle e aktet e këtyre kontrolleve nuk janë depozituar, janë regjistruar nga ministria e mbrojtjes dhe i çon në shtëpi, më pas i depoziton si kallëzim penal. Nuk gjenden aktet e 2014 as si fotokopje në arkiva. Nuk paraqiti kallëzim shumica parlamentare në 2014. Ngrihet Task Forcë nga Rama të realizonte një komision të ndaluar nga kushtetuesja dhe GJEDNJ, që të rishikoheshin kalimet e pronave te pronarët. Asnjë rezultat nuk u gjet apo të paraqitej. Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”.
Me tej avokatja tha se do të kërkonte që të vinte deshmitar edhe kryeministri Rama se ka ca firma si ish-kryetar bashkie në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

