Taulant Balla i përgjigjet Berishës: Provoje po ta mbajti të djegësh selinë e PS!
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, i cili më herët tha se “sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”. Berisha paralajmëroi se do digjnin selinë qendrore të PS në Tiranë.
Në reagimin e tij, Balla shprehet se thirrje të tilla përbëjnë vepër penale.
“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”.
Sali Berisha ka thënë se “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.
Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij. Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje“, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 5043

