Balla: Mos na sulmo o Blushi !

Nënkryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ishte kundër qëndrimeve të deputetit Blushi. Në një prononcim për mediat, Balla tha se deklaratat e tij janë në dëm të PS dhe një formë destructive në ndaj qeverisjes së PS.

Balla: Shpreh keqardhje për këtë reagim të Blushit që është në vazhdën e disa qendrimeve që janë në dëm të PS dhe në formë destruktive ndaj qeverisjes së PS. Më vjen keq që në reagim kur flet për ekonominë flet njëlloj si Saliu. Nuk e di ku e ka gjetur atë shifrën 400 lekë për 400 mijë të varfër në Shqipëri, por di të them që një deputet kur nuk shkon për 2 vjet në zonën zgjedhore dhe zgjedhësit i shkon në TV  nxjerr këtolloj shifra.

Balla shprehu falenderim edhe për Shkëlqim Canin për kontributin e dhënë në Ekonomi, duke i uruar suksese Ahmetaj  për të çuar përpara betejën kundër informalitetit.

Balla: E falenderojmë Shkëlqim Canin për gjithë punën e bërë për vendosjen e rregullave në ekonominë shqiptare. I uroj sukses ministrit të ri të Financave i cili ka për detyre të cojë përpara betejen për formalizimin e ekonomisë shqiptare. Shumë suksese edhe për ministren e re të Zhvillimit Ekonomik, shtohet një zonjë tjetër në qeveri dhe kjo është një nga qeveritë më të balancuar në historinë e vendit tonë.

SHKARKO APP