Balla: Prokuroria të arrestojë urgjent deputetin Strazimiri për pistoletën

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar sot që Prokuroria të procedojë penalisht deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri për armëmbajtje pa leje.

“Strazimirit duhet t’i hiqet mburoja politike dhe të përjashtohet. Prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë menjëherë procedimin penal për Gent Strazimirin” ka thënë ai.

Balla ka shtuar se, Partia Demokratike duhet të tregojë fakte që e ka seriozisht ligjin e dekriminalizimit, në një kohë kur PS sapo ka konstatuar shkelje në radhët e saj ka hequr imunitetin e ligjvënësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Partia Demokratike duhet të tregojë që e ka seriozisht dekriminalizimin. Kur janë kapur nga PS me shkelje, ne u kemi hequr imunitetin, ndërkohë që PD është pa standard” ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, ku ka thënë se nëse Partia Demokratike e lidh atë me këndin e lojërave për fëmijë, tek liqeni, këtë do e gjykojë populli

“Nëse PD lidh Reformën në Drejtësi me parkun, do e gjykojë populli” ka thënë ai.

Sipas Ballës, qëndrimi i PD-së në këto 24 orë është një turp për ta, duke u munduar që të fshehë faktin se, Gent Strazimiri në protestën e organizuar tek parku i fëmijëve, ku pati edhe përleshje fizike, kishte një armë zjarri pistoletë me vete në brez.

Balla ka shtuar se parku i lojërave për fëmijët duhet të ndërtohet, pasi vetëm kështu mijëra fëmijëtë Tiranës do të kenë mundësi që të argëtohën falas në parkun e liqenit artificial dhe jo në ambiente private në të cilat duhet të paguajnë para. Por prokuroria mbrëmë ka hezituar, pasi kur policia kap në flagrancë një shkelës ligji e arreston dhe më pas është organi i akuzës që vendos. Pra pse nuk e ka ndaluar policia kur ka qenë me pistoletë në brez?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?