“Ballëlart në kongresin e partisë. Rroftë shoku Edi Rama, strategu i PS”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ishte në Berat sot së bashku me kryeministrin Edi Rama ku ka folur për reformat e qeverisë në këtë sektor. Sa i takon projekteve të punësimit, Klosi tha se janë më shumë se 26 mijë vende pune të lira në zyrat e punës dhe ftoi qytetarët që të aplikojnë për të përfituar. Ministri Klosi bashkë me ministrin Tahiri janë ndër ministrat me të mirë që ka PS-ja.

Ndërsa nënvizoi se Partia Socialiste ka arritur shumë me në krye Ramën, duke folur këtu edhe për Kongresin e PS-­së. “Ne shkojmë ballëlartë në Kongres, kemi arritur shumë me në krye shokun Edi Rama”,­ tha Klosi.

Ndër batutat e kryeministrit me banorët që morën kartën e anëtarësisë së PS, Rama i tha Katerinës: Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lëre se çfarë thotë Blendi Klosi të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Batutat me anëtarët e rinj

Rama­, Spartakut: Ngrije zërin, në parti duhet folur me zë të lartë se pastaj s’të dëgjon njeri.

Spartaku: Kishim një problem në familje, dera e vetme që na u hap ishte shërbimi social, i jam shumë faleminderit shërbimit social, tani jam punësuar në një ndërmarrje.

Rama: Të jam mirënjohës jo vetëm për faktin që je në PS, por që je një nga ata shembuj se në Shqipëri kush realisht do të punojë mund të punojë, sot ministri e tha 26 mijë vende të lira pune, të reja në zyrat e punës. nuk punësohen të gjithë në shtet, është çmenduri  mendosh

Rudina: Jam nënë e 6 fëmijëve, kam kaluar traumë para 1 viti, në momentin që kalova vështirësinë fëmijët u ndanë, braktisën shkollën, edhe shtëpinë, më ka ndihmuar zonja Mirela do i jem mirënjohëse deri në vdekje, jam edhe rasti tjetër, e marr këtë përvojë sepse ma ndjen cdo gjë është arritur falë PS që më është hapur cdo derë në ato që unë kisha dhe i hoqa.

Rama: Kurajo, tani nuk je vetëm, ke dhe partinë me vete.

Teuta Sulka: Përvoja shumëvjecare për të pasur një vend pune është odise e gjatë, por rrugëtimi mori fund falë qeverisë, konkurrova në portalin “mësues për Shqipërinë”, dola në vendin e parë në rang kombëtar për parashkollorin, unë sot kam zgjedhur vendin e punës sipas meritës e transparencës dhe ju falënderoj.

Rama: Mirënjohje për ju, është vërtetë krenari që të dëgjosh që në derën e partisë sonë troket një person që ka arritur të fitojë me meritë në një konkurs që në fillim ka qenë i dyshuar si një nga lojërat e radhës që politika i mësoi njerëzit, por që tani ka fituar statusin e meritokracisë, është një konkurs i sekretuar dhe aty fiton secili atë që i takon, pikët që i takojnë. Partia që ke sot pasi more teserën nuk do të shërbejë për tu’ futur në punë se aty je me meritën tënde.

Rama, ­Katerinës: Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lerë se cfarë thotë Blendi Klosi. Të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës.

Një tjetër i anëtarësuar: Më mbetën 5 kalamaj rrugëve, mendova tërë natën ca do bëjë me ta, te Mirela i siguruam kalamajt, i sollëm në Tiranë. E kam në zemër, i jam faleminderit që më ndihmoi

Rama: Shpresoj që edhe Partia Socialiste të jetë si Mirela

Ardiani: Falënderoj zotin, shokun Rama, kam një arsye që pranova të bëhesha anëtar i PS

Rama: Kërkove apo pranove se është e rëndësishme kjo.

Rama në mbyllje të takimit: Meqë Mirela u përmend disa herë është krenari për ne kur perputhen të dyja bashkë, profesionistet dhe drejtuesit e përkushtuar me pjesëtarët e familjes politike si një përfaqesues i denje i PS i shërben vendit me përkushtim dhe nuk ben tjetër vec detyrës, kjo është kartëvizita me e mirë për të gjetur derën e PS për njerëz që para se të kishin këtë arsye për të ardhur te ne nuk do kishin menduar kurrë të bëheshin pjesë e PS.

Edi Rama sa nuk qeshte e shkrihej brenda vetes me kete menyre prezantimi, aqsa thoshte se “ç’mu desh mua me keta… !” .Rrofte shoku Edi Rama!- bertisnin te pranuarit e rinje ne PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?