Belinda Balluku feston një Kurban Bajram ndryshe: Në shtëpinë e re të Nertilës, një dibrane e fortë që rrit e vetme tre vajzat e saj të vogla
Festa e Kurban Bajramit, zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku e gjeti në Lushnje. Teksa ka postuar foto në Facebook, Balluku tregon se vizitoi banesën e re të Nertilës, për të cilën tregon se është një dibrane e fortë që po rrit e vetme tre vajzat e saja të vogla.
“Bajrami është moment për të ndarë dashuri, për t’u dhënë fëmijëve momente të paharrueshme, rroba të reja, lodra të bukura, gatime të shijshme.
Bajrami është festë! Bashkë me Belen, shkova në Lushnje, në shtëpinë e re të Nertilës, një dibrane e fortë që rrit e vetme tre vajzat e saj të vogla, Elif, Klarën dhe Anxhelën.
Gëzoni fëmijët e të pamundurit sot, jepini diçka nga vetja dhe zemra do t’ju mbushet plot”,-shkruan Balluku.

KOHA JONË SONDAZH

