Basha: 30 qershori, varreza politike e Ramës. Kjo krizë nuk zgjidhet me pazare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar një ditë pas protestës së duke shprehur dhe një herë qëndrimet e opozitës për zgjedhjen e krizës. Në një postim në Facebook, Basha thekson se kriza politike që po kalon vendi nuk zgjidhet me pazare, por mbi parime dhe vendosjen e standardeve europiane në vend. Kreu i PD-së shton se pa ndëshkimin e vjedhësve të votave, largimin e Edi Ramës dhe bërjen e një reforme të thellë nuk mund të ketë dalje nga kriza.

Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen. Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme”,- deklaron Basha.

Lidhur me datën e votimeve që PS-ja dhe Edi Rama kërkojnë të bëjnë me 30 qershor, Basha shprehet se kjo datë do të jetë varri politik i kryeministrit dhe atyre që e mbështesin në këtë krim. “30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi. Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë. Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve”,- deklaron kreu i PD.

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim politik pas protestës së djeshme të opozitës. Ndërkohë ka udhëzuar kandidatët për votimet e 30 qershorit, që janë në garë pa kundërshtarë të vijojnë fushatën dhe takimet.

Basha ka postuar dhe në Facebook fotot nga protesta e djeshme e opozitës, e cila dhe në mediat ndërkombëtare është vlerësuar për pjesmarrjen e madhe dhe zhvillimin tejet paqësor të saj.

SHKARKO APP