Basha: Berisha po ndihmon Edi Ramën!
Sot Lulzim Basha sulmoi përsëri ish-liderin e PD-së, Berisha.
Basha theksoi se “Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.
PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të shqipërisë dhe armikun e vertetë të përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe sic e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim cdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë.”- u shpreh Basha.
KOHA JONË SONDAZH

