Basha dhe drejtuesit e opozitës shkojnë te protestuesit. Berisha: Policia do ndërhyjë te Unaza e Re
Pas njoftimeve se policia, me urdhër politik, do të tentojë të mësyjë mbi banorët e Unazës së Re, që prej javësh protestojnë kundër projektit që prek banesat e tyre, ka ardhur edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje policisë të ndalë terrorin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.
“Ndal terrorit policor, raperzaljeve të narkopolicëve të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij ndaj heronjve të Unazës së Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qënderstarët kanë bllokuar rrugën”, shkruan Sali Berisha.
Ndërkohë mësohet se Kreu i PD, Basha dhe drejtues të opozitës janë nisur tek Unaza e Re, ku njoftohet se ka prani të shtuar të forcave policore, perfshi edhe FNSH.
Basha po bën thirrje që gjithë opozita të mblidhet te Unaza, pasi qindra forca policie po rrethojnë zonën.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/270380627197562/?notif_id=1553024204877316¬if_t=live_video_explicit
Skenarin e policisë për një ndërhyrje të dhunshme gjatë natës ndaj banorëve që protestojnë e paralajmëroi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Sekretari i LSI-së i bëri thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat politike dhe të mos krijojë tensione dhe provokime më banorët. Reagimi i përfaqësuesit të LSI-së erdhi pas deklaratave të banorëve të Unazës së Re që protestojnë, të cilët deklaruan se policia ka marrë urdhër që të shpërndajë protestën. Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re”,- tha Braimllari.
Përfaqësuesi i LSI u bëri thirrje drejtuesve të policisë që të mos bëhen vegla të qeverisë dhe vendimeve politike. “Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhrat politik”,- tha Braimllari.
Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e tensionuar sot në mbërmje mes banorëve të Astir dhe Policisë së Shtetit. Sipas mediave dhe banorëve, policia pritet të ndërhyjë mbrëmjen e sotme të të shpërndarë protestuesit. “Po këta te pacipet e qeverise, qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre,recepsionistin, qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot. Çfarë qeveri maskarenjsh“,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.