Basha në Durrës: Edi Rama dhe Vangjush Dako do të shkojnë në burg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje nga Durrësi Edi Ramës, që ka kohë të largohet deri në datë 15 shkurt, pasi në datë 16 shqiptarët do ta shkulin nga karrigia. Deklaratat e kreut të PD-së u bë gjatë takimit me të rinjtë në qytetin bregdetar ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.

Veç thirrje për largimin e kreut të qeverisë, Basha kërcënoi kryeministrin dhe kreun e Bashkisë së Durrësit me arrestim nga Prokuroria, për abuzimet që ata kanë bërë. Basha i bëri thirrje Prokurorisë që të arrestojë Vangjush Dakon, në të kundërt, siç tha kreu i PD, prangat do ja vënë shqiptarët. “Nga ky shesh dhe nga kjo ndërtesë e juaja që pret të çlirohet shumë shpejt, le t’i jap këtë mesazh edhe në emrin tuaj: Edi Rama, largohu deri më datën 15 sepse më 16 populli do të të shkulë nga ajo karrige. Prokurori shqiptare, arresto Vangjush Dakon, përndryshe, më 16 prangat do t’ia vënë qytetarët”- deklaroi Basha.

Kreu i PD u premtoi durrësakve se “ligji do të zbatohet. Edi Rama dhe Vangjush Dako e kanë vendin në burg. Para drejtësisë dhe në burg për atë që u kanë bërë qytetarëve”.

Takimi kreut të PD-së në Durrës zhvillohet në kuadër të përgatitjes së opozitës për protestën e madhe të 16 shkurtit. Pas Durrësit, Basha pritet të zhvillojë takime edhe në qytete të tjera të vendit, për të mobilizuar një lëvizje opozitare që do të kulmojnë në Tiranë.

VIDEO/Deklarata e Bashës për arrestimin e Edi Ramës dhe Vangjush Dakos

 

SHKARKO APP