Basha fton Ramën dhe “harron” LSI. Vazhdon pazari i mesnatës së 17 majit
Partia Demokratike çeli sot fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit në qytetin e Fierit. Teksa prezantoi kandidatët e PD-së për qarkun e Fierit, Basha tha se politikanët e papërgjegjshëm me Ramën në krye shkatërruan besimin te politika si instrument ndryshimi. Basha i bëri ftesë Ramës për një debat të hapur në televizion. Por ndonëse me stil diplomati dhe sikur gjoja rastësisht “harron” LSI-në, lideri i opozitës Basha ka bërë ftesë publike vetëm Edi Ramës për debat televiziv. Dhe “harroi” LSI, e cila është forcë politike që synon të dalë e para. Disa e quajnë parti presidenciale të Ilir Metës, duke harruar se paralajmërimi që ka bërë presidenti në detyrë se “do ketë surpriza”, duhet marrë në konsideratë seriozisht sepse me datë 26 qershor do ketë rezultate të paparashikuara. Ajo çka kërkoi Lulzim Basha nga Fieri duket si “harresë”, por edhe kjo mbetet pjesë e lojës politike dyshe Rama-Basha, që të krijohet psikoza publike se vetëm këta të dy janë kandidatë për kryeministër. Lideri i opozitës, pasi i futi një kosë krejt kokave të PD-së duke i lenë jashtë listave për kandidatë për deputetë, tani mendon se ka terrenin të pastruar dhe fton vetëm Edi Rama. Për të bërë një dyshe televizive! Pse nuk kërkoj edhe Petrit Vasilin e LSI të jetë në debat? Ai është kandidati zyrtar i LSI për kryeministër. Apo kështu ia ka kërkuar Edi Rama me sms, Bashës?! Pra luajnë basketboll politik dyshe. Të dy komunikojnë me sms në viber dhe whatsapp dhe ndërkohë bëjnë sikur akuzojnë njeri tjetrin.
“Sonte e ftoj për një debat televiziv me kandidatin për kryeministër të Republikës së Re.
Eja në debat, bëj bilancin tënd, ti bilancin tënd, unë bilancin tim, ti programin tënd, unë programin tim dhe qytetaret të vendosin me votën e tyre.
Ftesën e bëra publike, po s’e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim, por tani do ta them unë se pse nuk vjen këtu të shpjegojë, të japë llogari, ndonjë punë edhe e ka bërë, unë vetë i kam parë palmat me sytë e mi, mijëra palma, palma dhe fasada shumë ngjyrëshe…”, tha Basha.
Harron Basha se përballja është më e mirë përherë mbetet treshe se sa dyshe. Duket se luajnë nën rrogoz bashkë. Pazari i 17 majit? Të shikojmë se votuesit do vendosin kush do jetë kryeministri i ri….