Basha i përgjigjet Ambasadorit Lu: Nuk ka asnjë propozim korrekt për nenin 88

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të mbajtura nga Ambasada e SHBA për mos arritjen e konsensusit për reformën. Diplomati amerikan tha dje se i janë dhënë tre propozime PD-së për nenin 88 të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por opozita nuk ka pranuar.

Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha në një koment të gjatë në Facebook indirekt i kthen përgjigje ambasadorit amerikan. Pa e përmendur me emër, Basha shprehet se ka pasur propozime, por ato nuk kanë qenë të arsyeshme. Basha shton se këto propozime, një herë japin shumicën e cilësuar për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe më pas e kthejnë çdo gjë në dorë të qeverisë.

“Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnje propozim qe ndersa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me doren tjeter e zhben kete kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga cdo rol. Cdo variant i ketille, i kujtdo qofte, eshte ne kundershtim me rekomandimin 88 qe percakton rol substancial te opozites permes perfaqesimit te saj te drejte”,- shkruan Basha.

Një ditë më parë, në shkrimin autorial të Ambasadorit Donald Lu theksohej se SHBA dhe BE kanë dhënë tre variante për zgjidhjen e ngërçit mes palëve, por PD nuk ka pranuar.

“Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar. Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin”,- tha ambasadori Lu.

Shkrimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha

Nga Lulzim Basha/Qeveria nisi dhe vijon njëanshmërisht dhe pa konsensus, procesin parlamentar te ndryshimeve të Kushtetuës dhe te paketës së ligjeve zbatuese. Opozita, unë personalisht, i denoncuam lojërat qeveritare dhe i mbetemi të njëjtit qëndrim: Pa materializimin ne paketen e ndryshimeve Kushtetuese te rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias, per te kater institucionet njeherazi, nuk ka e nuk do te kete vote opozitare.

Nuk kerkojme asgje me shume, nuk pranojme asgje me pak se adoptimi dhe zbatimi i plote i rekomandimit 88.

Rekomandimet e Venecias jane tabani i standarteve Europiane poshte te cilave nuk mund te zbrese askush. Poshte ketyre standarteve ka vetem drejtesi te kapur, drejtesi te komanduar, drejtesi te korruptuar dhe vasale te qeverise, shkurt e thjeshte padrejtesi.

Perjashtuar nje pike parimore qe lidhet me rekomandimin 88 te Venecias per kater institucionet, pjesa tjeter e draftit te ndryshimeve te Kushtetutes eshte pranuar nga opozita si i kaperdishem, ndonese pergjegjesine per mosfunksionimin eventual te saj duhet dhe do ta mbajne ata qe e propozojne. Ky pranim eshte rrjedhoje e reflektimit, ne nivelin minimal te mjaftueshem, te kritikave dhe rekomandimeve te Venecias si mbi draftin e shtatorit 2015 ashtu edhe mbi ate te janarit 2016.

Kushdo me mendje te kthjellet dhe i zhveshur nga konflikti i interesave e ka te qarte se dy draftet e mehershme, teresisht te njeanshem, do te instalonin drejtesine e padrejtesise te komanduar nga nje dore – dora Kryeministrore, aktualisht e Edi Rames, neser e Lulzim Bashes, pasneser e dikujt tjeter. Per opoziten kjo eshte dhe do te jete e papranueshme, ne cdo variant qe te shfaqet ndaj jemi njesh me parimet e Venecias.

Opozita, por jo vetem opozita, argumentoi me durim dhe konstruktivitet defektet parimore dhe rrezikshmerine e larte te secilit nga dy draftet e meparshme dhe mori konfirmimin e Venecias per drejtesine e qendrimeve te saj, si nga opinioni i ndermjetem i Venecias, i dhjetorit 2015 mbi draftin e pare, ashtu edhe nga ai final i marsit 2016 mbi draftin e dyte te njeanshem.

Opozita, qe ne nisje ka qene per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore, per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Kete e kemi shprehur qarte qe ne tryezen me te pare, ne tetor 2014, te kryesuar nga Presidenti, ne prezence edhe te partnereve nderkombetare, perfshire Presidentin e Komisionit te Venecias ku kerkuam bashkekryesim dhe Venecian te vetmin arbiter.

U deshen 10 muaj qe Edi Rama ne korrik 2015 te pranonte Venecian arbiter, por jo bashkekryesine e komisionit, as bashkepunimin politik dhe teknik me opoziten. Ai vijoi njeanshmerisht procesin me secilin nga dy draftet, por mori mbrapsht, ai dhe cilido tjeter, shqiptar apo i huaj, politikan apo zyrtar, teknicien, apo teknicien i politizuar, pergjigjen e merituar nga Venecia.

Drafti i trete dhe me i fundit, ai i 4 majit se bashku me disa prej sugjerimeve te 31 majit, perjashtuar ceshtjet qe lidhen me rekomandimin 88, reflekton disa nga kontributet politike dhe teknike te opozites.

Per te ndihmuar procesin opozita, ne maj 2016 propozoi edhe nje draft ku ndersa inkorporonte cdo arritje pozitive te deriatyshme, i jepte zgjidhje integrale, koherente dhe harmonike cdo rekomandimi te Venecias, perfshire ate 88. Vete drafti yne eshte shprehje e vullnetit tone per reformen e duhur po aq sa e kapaciteteve te larta tenkike qe kemi vene ne dispozicion te kesaj reforme. Drafti yne nuk mundeson kapjen nga opozita, natyrisht as nga qeveria. Deri me sot askush, shqiptar apo i huaj nuk e ka kritikuar apo rrezuar parimet dhe zgjidhjet e ofruara ne kete draft.

E gjithe sjellja e opozites pra, qe nga dita e pare e reformes ne drejtesi e deri me sot provon se ne kemi qene dhe jemi per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Ne kemi qene elastike deri ne kufijte ekstreme duke toleruar ne shume aspekte, procese dhe variante te cilat ndonese me pikepyetje te shumta, gjithsesi mbeteshin brenda standardeve minimale, apo kufijve te percaktuar nga Komisioni i Venecias.

Opozita nuk mund te pranoje qe i gjithe ky mund i derisotem te shkoje dem, aq me pak te pranoje qe dora qeveritare, e dukshme apo e padukshme, te mbeshtetet ne nje pike poshte standartit te Venecias, poshte rekomandimit 88, ne zonen e erresires, padrejtesise, arbitraritetit.

Nuk pranuam dje, nuk pranojme sot e nuk do te pranojme neser.

Kjo nuk do te thote se nuk pranuam te vijojme konsultimet, diskutimet, negociatat per variante qe zbatojne rekomandimin 88 te Venecias. Kete beme edhe ne maj, kete bera edhe ne takimin me Edi Ramen, edhe ne ate me Ilir Meten, kete kam bere gjithe keto javet e fundit, une dhe bashkepunetoret e mi opozitare.

Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnje propozim qe ndersa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me doren tjeter e zhben kete kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga cdo rol. Cdo variant i ketille, i kujtdo qofte, eshte ne kundershtim me rekomandimin 88 qe percakton rol substancial te opozites permes perfaqesimit te saj te drejte.

Nderkohe, kemi vijuar te japim propozime e te ofrojme zgjidhje alternative qe zbatojne plotesisht rekomandimin 88, ne harmoni me cdo rekomandim tjeter te Venecias. Keto propozime jane hedhur poshte pa asnje argument nga pala tjeter.

Opozita eshte e vendosur t’i jape shqiptareve reformen e duhur per nje drejtesi me te mire, por eshte edhe me e vendosur te mos lejoje qe shqiptaret te bien ne kthetrat e nje sistemi padrejtesie te komanduar e te kontrolluar, aq me shume nga nje qeveri e kriminalizuar, e korruptuar, arrogante dhe e papergjegjshme.

Une kam qene dhe jam ne komunikim intensiv, edhe keto dite, me faktoret relevante ne Ëashington, Bruksel, Berlin, Paris, Rome dhe Londer. Qeverise i kane ardhur mesazhe te qarta qe te harroje shantazhin dhe trafikun e votave, te kerkoje e jape konsensus per nje reforme sipas rekomandimeve te Venecias. Mesazhe te ketilla do te vijojne edhe me fort, edhe me shpesh, edhe me qarte. Sepse kjo eshte e vetmja menyre per nje reforme te qendrueshme ne drejtesi qe i sherben qytetareve dhe jo pushtetit.

Kush ka veshe le t’i degjoje.

MESAZHI I AMBASADORI TE SHBA
Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë

Nga Donald Lu

Shqiptarët më pyesin shpesh se cilat janë anët më të mira dhe më të këqija të punës sime. Përgjigjja është e lehtë. Ana më e mirë e punës sime është të takohem me studentë të zgjuar. Ana më e keqe e punës sime është të përjetuarit e politikës shqiptare nga afër.

Ndoshta studentët mund t’u mësojnë politikanëve diçka. Shumë njerëz inteligjentë kanë punuar për reformën në drejtësi për gati dy vite. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për pothuajse gjithçka përveç një hollësie të fundit: kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara. Çfarë do të na sugjeronte një nxënës për zgjidhjen e këtij problemi?

Është e thjeshtë. Çdo fëmijë do t’ju thoshte se të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t’i zgjidhin çështjet përmes kompromisit.

Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.

Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin.

Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur.

Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë?

Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Shkruajini një letër. Bëni postime në median sociale. Flisni me miqtë tuaj. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit. Bëjuni me dije udhëheqësve tuaj se doni të rriteni në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Thuajuni atyre se doni që Shqipëria të jetë një demokraci ku zërat tuaj do dëgjohen dhe ku ju do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me respekt.

SHKARKO APP