Basha-Kryemadhi: Nesër, protesta më e madhe pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se nesër (e shtunë) do të jetë protesta më e madhe në historinë e shqiptarëve, pas asaj të datës 20 shkurtit 1991, kur shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha në sheshin “Skenderbej”.

Priten të jenë mbi 150 mijë veta nga e gjithë Shqipëria. Ambasadat dhe disa vëzhgues të huaj të specializuar do të vëzhgojnë që nëse ka shumë njerëz, do të raportojnë se kryeministri ka humbur mbështetjen e duhet shkuar mënjëherë në zgjedhjet e reja parlamentare me një qeveri tjetër.

Ndërkohë në Tiranë kanë mbërritur gjithë kanalet televizive me të njohura të botës, të cilat do të ndjekin nesër protestën, protestë e cila fillon nesër dhe mbaron kur të jap dorëheqjen kryeministri Rama.

Ndërkohë policia e shtetit ka mobilizuar mijëra policë për të mos lenë popullin të rrethojë kryeministrinë. Një nga skenarët e opozitës do jetë rrethimi me njerëz nga të gjitha anët e selisë se qeverisë ku rri kryeministri derisa ai të iki nga drejtimi i qeverisë. Po kështu mësohet nga burime nga selitë e PD dhe LSI se një numër i madh protestuesish do të hyjnë në sallën COD, por nuk do thyejnë apo prekin zyrat, por thjesht do pushtojnë sallën për ti folur popullit se kush është Edi Rama dhe si e ka blerë pushtetin me bandat e krimit.

Po kështu ka informacione se mundet që populli të kalojë gardhin e policisë dhe të hyjë Kryesinë e Parlamentit, pasi nuk e njohin këtë parlament, sepse kanë djegur edhe mandatet.

Qëllimi i protestës së ditës së shtunë 16 mars mbetet krijimi i një qeverie tranzitore, e cila të çojë vendin në zgjedhje të reja parlamentare brenda vitit si dhe dhënia e një mandati asaj, nga të gjitha forcat politike, për të marrë statusin në BE në muajin qershor. Pra rrëzimi i kryeministrit Rama që nga dosjet nr.339 dhe nr. 184 rezulton se ka blerë votat dhe qeverisjen me bandat kriminale dhe se pushteti i PS-së nuk është i ligjshëm.

Varfëria, korrupsioni, lidhja me bandat kriminale, dhënia e buxhetit të shtetit një grupi biznesmenësh të lidhur me kryeministrin, ikja e të rinjve nga vendi, rritja e taksave, mungesa e punës si dhe rendi publik drejtuar nga bandat me Edi Ramën; janë ndër motivet e protestës.

SHKARKO APP