Basha: Kryeministri Rama po bën Grusht Shteti. Do t’i përgjigjemi më 25 maj!

Numri dy i PS-së, Taulant Balla, tha për mediat se mazhoranca do të shkojë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën duke theksuar se “nuk është humbje e madhe për vendin” nëse partitë e opozitë nuk marrin pjesë.

Lideri i opozitës deklaroi se “Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve, motrat 3-vjeçare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë. Zemërimi popullor vetëm do të rritet deri në shpërthim eksploziv”.

Një ditë pas deklaratave të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës që linin të kuptohej se ishin gati të dialogonin me ndihmën e ndërkombëtarëve për gjetjen e zgjidhjes së krizës, situata është rikthyer në pikën e kërcënimeve dhe tensioneve. Numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të shkojë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën duke theksuar se “nuk është humbje e madhe për vendin” nëse partitë e opozitë nuk marrin pjesë. Vijimi i linjës së fortë të qeverisë për të shkuar drejt përplasjes me 30 qershor nuk i ka lënë asnjë mundësi opozitës përveçse të vazhdojë me aksionin kombëtar të përballjes me kryeministrin. Lulzim Basha thirri dje në takim aleatët e PD dhe strukturat drejtuese të partisë. Vendimi i marrë nga forumet e Fontit Opozitar ishte që beteja politike për largimin e Edi Ramës si kryeministër të vazhdojë me çdo mjet deri në plotësimin e kushteve të opozitës. Po ashtu, Fronti Opozitar vendosi që më 25 maj, në orën 19:00, të zhvillohet protesta e radhës kombëtare. Të dyja vendimet e opozitës, si qëndrimi i Lulzim Bashës pas mbledhjes së forumeve tregojnë se zgjidhja e krizës është ende larg dhe koalicioni opozitar po përshkallëzon reagimin kundër qeverisë. Në komunikimin e Lulzim Bashës për mediat, ndryshe nga herët e tjera, ra në sy retorika e ashpër për një krizë politike që është kthyer në betejë të ashpër mes palëve. “Ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje. O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama në lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit në gjysmën e bashkive vetëm të një partie, në gjysmën tjetër edhe të bashkimeve profesionale të asaj partie, pra njerëz të sponsorizuar në këtë drejtim, ose do të ketë një fitore të demokracisë, lirisë për çdo shqiptar, që do t’i hapë rrugë zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme”,- deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në deklaratën e kreut të PD-së, bie në sy dhe qëndrimi përballë qeverisë se opozita do të përdor çdo mjet duke paralajmëruar tensione të forta. Gjithashtu, kreu i PD-së për herë të parë ka dhënë dhe një përgjigje lidhur me akuzuat që vijnë nga PS dhe ndërkombëtarët për përdorimin e dhunës nga disa qytetarë në protesta. Konkretisht, pyetjes nëse do të përdoren bomba molotov në protestën e radhës kombëtare, Lulzim Basha deklaroi se PD-ja nuk është për dhunë, por nuk mund të frenojë qytetarët që të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj qeverisë. “Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve, motrat 3-vjeçare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë. Zemërimi popullor vetëm do të rritet”,- deklaroi Lulzim Basha. Në këtë mënyrë, kreu i partisë më të madhe në opozitë nuk e ka përjashtuar mundësinë që protesta e radhës kundër qeverisë “Rama”, të jetë jo vetëm më e madhe në numër, por edhe me e fortë dhe më e dhunshme nga ana e qytetarëve të irrituar.

Ndërsa foli për betejë për jetë a vdekje, Basha e cilësoi përpjekjen e qeverisë për të hyrë në zgjedhje pa opozitën si një grusht shteti që po konsumohet çdo ditë. Sipas Bashës, Parlamenti dhe gjithë institucionet që kontrollohen nga PS, janë produkt i votave të vjedhura dhe pazareve që, sipas tij, Edi Rama ka bërë më krimin. Në këtë linjë, Basha shtoi se dhe tentativa për të shkuar në 30 qershor pa opozitën në zgjedhje, është pjesë e skenarit për të kapur gjithë shtetin. “Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi, e ka diktuar krimi këtë parlament dhe këtë qeveri. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit. Në këto kushte, në vend që t’i hapë rrugë kërkesës mbarëpopullore për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie tranzitore, me detyra të përcaktuara qartë, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasjeje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e tjera të krijuara nga ai, për të dhënë fasadën e zgjedhjeve”,- tha Lulzim Basha. Në krizën politike që ka mbërthyer vendin, vetëm qeveria ka luksin të flas për zgjedhje “normale” në 30 qershor, duke u sjellë sikur nuk po ndodh asgjë në vend. 30 qershori nuk është larg. Palët kanë mundësi që këto javë të negociojnë apo dilagojnë për zgjidhjen e krizës, në të kundërtën na ndajnë vetëm 45 ditë nga kaosi dhe përplasja./Qamil Xhani/

SHKARKO APP