Basha: Rama po sillet si Ramiz Alia. Rama:Luli do çelësat e zyrës në çadër

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë vijuar “komunikimin” me akuza, në distancë në Facbook.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier ku mori pjesë në ceremoninë e dhënies së lejeve të legalizimit. Gjatë bisedimit me banorët, Rama nuk i kurseu batuta dhe ironinë kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kryeministri i tha një qytetari që u vetëprezantua si i djathtë që si demokrat ti thoshte Lulzim Bashës të vij në takim.

Por qëndrimet e Ramës në Fier kanë sjellë dhe reagimin e kreut të PD-së. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se qytetari me të cilin Rama foli për PD-në është babai i një trafikanti të njohur të hashashit.

Në qëndrimin e tij, Basha thotë se Rama po sillet si Ramiz Alia në ditët e fundit të regjimit. Ndërsa Ramiz Alia në vitet 1990 takonte anëtarët e shoqatës “Vullnetarët e Enverit”, Rama, sipas Bashës po takon “Vullnetarët e Hashashit”.

Njësoj si Ramizi me Vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit edhe Rama me Vullnetarët e Hashashit në ditët e fundit të Republikës së Vjetër: “Për dijeni tënde Kryetar, ai qytetari që bisedonte në Cakran me Ramën dhe që bënte humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar tokën e pronarëve të ligjshëm. Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj, që bisedoi sot me Ramën në Cakran, është trafikanti dhe kultivuesi më i madh i hashashit në Cakran. Që nuk bën asnjë pune dhe shëtit me makinë mbi 50 mijë euro. Prandaj dhe ky i bënte elozhe Rames dhe ironi Bashës sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin”,- shkruan Basha në Facebook duke postuar dhe mesazhin e një qytetari që e ka informuar për takimin e Ramës sot në Cakran të Fierit.

Ndërkohë pas qëndrimi të Bashës, disa minuta më vonë ka ardhur dhe reagimi i Edi Ramës. Në takimin e zhvilluar po në Fier në zonën antike të Aponloninë, Rama u tha banorëve që nuk ka çfarë t’i bëjë Lulzim Bashës.

Nuk kam çfarë i bëjë Lulit, nuk do që të dalë nga çadra. Më ra goja duke i thënë hajde flasim, hajde flasim, por ai në çadër akoma. Luli më thotë më sill dhe çelësat e zyrës në çadër”,- u shpreh Kryeministri.

Rama i kërkon ndjesë demokratit të Fierit

Pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për dialogun e zhvilluar sot me një qytetar në Fier, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

“Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur. Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi! I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën”,- shkruan Edi Rama në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154631874806523/

SHKARKO APP