Basha: Kurrë më qeveri të përbashkët me Ramën. Kurrë pazare me të keqen

Nga qyteti i Elbasanit ku ndodhej në një takim me strukturat e PD, Lulzim Basha ka rrëzuar çdo skenar për një qeveri të përbashkët mes tij dhe Edi Ramës.

Kreu i PD-së i cilësoi idetë për qeveri “Rama-Basha” si thashetheme që përhapen nga qeveria dhe ata që ndjejnë frikën e humbjes së Edi Ramës.

Basha u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. “Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama! Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesën e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë“,- deklaroi kreu i PD.

Pjesë nga fjala e Bashës në Elbasan:

“Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, I bazuar tek bashkëpunimi me krimin. Hodhi poshtë kërkesën për hetime, ndërroji e kapi drejtësinë, nuk pranoi ligji për vetingun e politikanëve dhe mendoi se do e kalonte lumin. Po ne bëmë atë që diktuar ju me bashkimin tuaj me 16 shkurt. Ne u larguam nga parlamenti i krimit, ne nuk jemi më fasadë e krimit, ne jemi me ju. Dhe ky parlament ka pushuar së ekzistuari për opozitën, për shqiptarët e bashkuar. Cdo akt i tij është ilegjitim, nuk e njohim dhe do ta zhbëjmë. Nuk i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit, një parlament që bëhet gati të instalojë diktaturën në çdo nivel. Edhe kjo që po bëjnë me Akademinë e Shkencave është instalim i diktaturës. po bëjnë gati kamzhikun për t’u mbyllur gojën intelektualëve, për ti mbuyllur gojën elitës së vendit.
Këtu nga Elbasani i normales, nga Elbasani i dijes dhe i kulturës, dua t’i siguroj të gjithë intelektualët e ndershëm shqiptarë se nuk i njohim asnjë akt të këtij parlamenti ilegjitim.
Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.
Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!
Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesën e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve.
Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”.

SHKARKO APP