Basha, letër Ramës: Prano pa kushte propozimin e SHBA për marrëveshjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kreut të PS-së dhe Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon pozicionimin e tij të qartë për propozimin e SHBA për zgjidhjen e krizës politike.

Në letrën e hapur, Basha i bën të ditur publikisht Ramës se opozita e ka pranuar paketën McAllister, si dhe i kërkon këtij të fundit që ta pranojë edhe ai këtë ofertë.

Marrëveshja që ka pranuar PD parashikon garancitë që ka dhënë eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe SHBA për zgjedhjet. Gjithashtu, në këtë paketë të marrëveshjes PD pranon votimin e ligjit të vetingut. Ndërkohë PD ka hequr dorë nga kërkesa për kryeministër teknik dhe votim elektronik. E vetmja pikë që i ndan palët është ajo e datës së zgjedhjeve. PD kërkon një shtyrje të datës 18 qershor. Ndërsa Kryeministri ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas nga data 18 qershor. Sipas Ramës, 18 qershori është një detyrim kushtetues.

Letra e plotë:

Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa“.

Rama i përgjigjet Bashës: Mos fol në emër të SHBA. Fokusohu tek oferta që ke në tryezë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet në rrugë zyrtare letrës së kreut të PD-së, Lulzim Basha por në rrjetet sociale. Rama shkruan se PD dhe Basha nuk duhet të flasin në emër të SHBA.

“Lulzim Basha, mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike,mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë”,-shkruan Rama.

LEXONI EDHE:

Përgjigjet Rama: Zgjedhje më 18 qershor. Nuk pranojmë presionin

PD: Pranuam ‘Paketën McAllister+’. Tani Rama të thotë “Po” 

Deklaratë urgjente e LSI

Paketa e DASH për krizën, zbulohet kush u tërhoq nga dialogu

Reagimi i PS pas mbledhjes së opozitës

 Braçe akuzon Bashën: Gënjeshtrat të janë kthyer në hall

TCH: Marrëveshja sot? Burimet: Palët, më afër se kurrë

Deputeti i PD ngacmon Ramën për negociatat

A mund të ndryshohet data e zgjedhjeve? Reagon Bylykbashi

Doda shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Kalamaj, na e shpifët! 

Zbardhet plani “McAllister+” me 20 pika që zyrtari i DASH i propozoi Bashës

Partia Demokratike zbardh paketën e plotë “McAllister +” me 20 pika paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017 për të cilin PD ka dhënë dakordësinë e plotë.

  1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
  2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
  3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
  4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
  5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
  6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
  7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
  8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
  9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
  10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
  11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
  12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike. 
  1. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
  2. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
  3. Droga:
  • Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
  • Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
  1. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
  • Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
  • KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
  • Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
  1. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
  2. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
  3. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
  4. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.

SHKARKO APP