Basha në Devoll: T’i shporrim me çdo mjet dhe formë hajdutët e bashkive

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sot në Devoll në mbështetje të qytetarëve që kundërshtojnë marrjen e bashkisë nga Partia Socialiste.

Basha u shpreh se sot pushteti vendor është uzurpuar nga një pakicë kriminale. Kreu i PD-së tha se, ndaj uzurpuesve, qytetarët do të sillen njëlloj si ndaj grabitësve që hyjnë në banesë.

Mund të futen si hajdutë, por nuk mund të qeverisin asnjë ditë”,- deklaroi Lulzim Basha.

Me tone të ashpra, Lulzim Basha deklaroi se pakica kriminale që qeverisë vendin nuk do të mund të marrë të gjitha pushtetet. Ai deklaroi se qytetarët do të përdorin çdo formë dhe çdo mjet për të mos lejuar pushtimin e institucioneve nga një bandë kriminale.

Shumë shpejt do e shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe gjithë Shqipëria”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

Prej dy ditësh në bashkinë e Devollit kandidati i PS në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit ka marrë me ndihmën e policisë bashkinë. Opozitarët e Devollit kanë zhvilluar disa protesta para bashkisë dhe nuk njohin rezultatin e votimeve.

Ndërkohë sot e njëjta situatë tensioni është dhe në Kavajë ku qytetarët nuk kanë lejuar marrjen detyrës nga kandidati i Partisë Socialiste.

SHKARKO APP