Lulzim Basha: Po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut Dako. Edhe Edi Rama pas tij
Kreu i PD-së Lulzim Basha sonte në një deklaratë urgjente për mediat deklaroi se opozita nuk do të heq dorë nga kërkesat e saj dhe nuk pranon asnjë manovër nga ana e mazhorancës.
Basha paralajmëroi se ka informacione që flasin se këto orë mund të kryhet arrestimi i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Sipas Basha, kjo lëvizje e kontrolluar e prokurorisë vjen si reagim i Edi Ramës për akuzat për vjedhje të votave. Por kreu i PD-së shtoi se këto manova nuk e shpëtojnë Edi Ramën.
“Dako do të arrestohet, madje duhet të ishe bërë shumë kohë më parë, por këto lëvizje nuk mund të shpëtojnë Edi Ramën. Edi Rama të mos gënjejë vetën, kjo nuk është më punë koka e Gjushit, apo e Sejdinit, Edi Rama duhet të iki një orë e më parë”,- deklaroi kreu i PD.
Emri i Vangjush Dakos lidhet me përgjimet e “Dosjes 339” në Shijak, nga të cilët rezulton se kryebashkiaku i Durrësit ka komunikuar me persona me precedentë penale për të fituar zgjedhjet e fundit parlamentare. Përgjimet faktojnë se votat janë blerë nga paratë e drogës dhe të krimit dhe kjo është bërë me miratimin e zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe Partisë Socialiste.
Emri i Dakos u zbulua pas operacionit që ish-ministri Fatmir Xhafaj bëri në Shijak ku u arrestua banda e Avdylajve. Pjesë e këtij operacioni duhet se ishte dhe vet kreu i bashkisë së Durrësit, por ndërhyrja e tij dhe presioni ndaj Ramës bën që kryeministri të largonte nga detyra ministrin e Brendshëm. Me largimin e Xhafës hetimi ndaj dosjes 339 u harrua. Ndërkohë që për opozitën prova e përgjimeve ishte fakti më i fortë për vjedhjen e zgjedhjeve.
Për shkak të ndjeshmërive që kjo çështje ka krijuar dhe të ndërkombëtarët, si dhe pas djegies së mandateve, Edi Rama ka menduar të bëj një hap pas. Siç ka ndodhur dhe në raste të tjera, sa herë që pushteti ndjehet i rrezikuar, kryeministri lëshon nga rrethi i tij ata që janë më të akuzuar, edhe pse më herët i ka mbrojtur. Sot Vangjush Dako është emri që përmendet në gjithë dosjet për vjedhjet e zgjedhjeve që opozita ka dërguar jashtë vendit, ndaj dhe kreu i qeverisë e ka gati skemën për të shpëtuar qeverinë, duke dorëzuar para drejtësisë Vangjush Dakon.
Tashmë mbetet të shihet reagimi i kreut të Bashkisë së Durrësit, nëse do të pranojë të shkojë në burg i vetëm për të shpëtuar pushtetin e Ramës, apo do të marrë dhe të tjerë me vete.
VIDEO/Deklarata e Lulzim Bashës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/252186225662168/