Basha: Policia po përdoret për të grabitur qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka thënë se dy ngjarjet e ndodhura dje, tregojnë se shteti ka rënë. Basha u shpreh se policia e ka mendjen vetëm të arrestojë qytetarët dhe ka harruar të luftojë krimin.

“Dy ngjarje ne një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme, janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për  pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët. Dje në orën 5:30 të mëngjesit policia hyri nëpër banesa dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76-vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura. 10 qytetarë u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorenë dhe një fëmijë 5 vjeç”, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.

Lulzim Basha ftoi qytetarët që të bashkohen në tubimin e 13 prillit ditën e shtunë përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë Rama. Ai tha se që nga protesta e parë e opozitës në datë 16 shkurt janë shoqëruar 114 protestues dhe janë arrestuar 52 të tjerë.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Të dashur bashkëqytetarë,

Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lire krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët.

Dje në orën 05: 30 të mëngjesit, policia hyri nëpër banesat e banorëve në fund të “Bulevardit të Ri” dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura.

10 qytetarë u shoqëruan në polici, të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeç.

Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 qytetarë dhe janë arrestuar 52.

Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën kundër popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre.

Në këto dy muaj është perdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin.

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë në mes të qyteteve dhe rrugëve tona.

I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes.

Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend

kryhet grabitje me armë e avionit të linjes ndërkombëtare në mes të ditës,

Çdokush e kupton fare mirë se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria publike.

Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, sipas raportit të DASH, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetëm nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies së shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit.

Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë.

Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj emergjence kombëtare, për kthimin e shtetit si garantues të ligjit, rendit dhe sigurisë publike është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

Ju faleminderit!

SHKARKO APP