Basha publikon emailet sekrete me SHBA dhe BE për reformën në drejtësi
Partia Demokratike reagoi sot pas kritikave të ambasadorëve të SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi. Deputeti dhe nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi tha se, “PD ka qenë fleksibël për Reformën në Drejtësi”.
Bylykbashi ka bërë publike emailin që është shkëmbyer me OPDAT dhe Euralius (misionet e BE dhe SHBA që asistojnë reformën në Drejtësi) të datës 10 shkurt 2016, në lidhje me propozimin për KLGJ-në, atë me vendet e rezervuara. “Kemi patur zhvillime të cilat na kanë çuar deri këtu dhe në këtë moment e vetmja pikë që na ndan është çështja themelore për moskapjen e sitemit të drejtësisë, që është modeli me të cilin do të emërohen zyrtarët më të lartë të sitemit të drejtësisë. Sot do tu paraqesim një numër faktesh dhe provash që provojnë qëndrimin fleksibël të PD mbi bazën e propozimeve të bëra nga partnerët ndërkombëtarë OBDAT dhe EURALIUS dhe sëfundi dhe nga Venecia.
Këtu kemi një email të datës 10 shkurt, ku na janë paraqitur ne opozitës në nivel politik dhe ekspertësh një numër zgjidhjesh propozimesh nga OBDAT dhe EURALIUS lidhur me modelin e emërimit të zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë. Janë një numër alternativash që përfshin ndër to dhe modelin e vendeve të rezervuara. Me propozimin e partnerëve ndërkombëtarë na u dha mundësia të përzgjidhnim një nga këto modele”,- tha Bylykbashi..
Gjithashtu ai ka bërë publike edhe emailin e prillit ku ishin përzgjedhur 2 variante.