Basha: Qeveria e Ramës, ilegjitime. Parlamenti është produkt i krimit
Basha: Bild tregoi se qeveria është ilegjitime. Rama ka ardhur në pushtet nga krimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”. Në një reagim në Facebook, Basha shprehet se përgjimet treguan se qeveria e Edi Ramës është iligjitime.
“Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.
Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”,- shkruan Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.
6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.
Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:
- Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
- Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
- Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
- Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
- Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.
Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:
- Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
- Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
- Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.
Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.
Lexoni edhe…
- Bild tregoi se qeveria është ilegjitime. Rama ka ardhur në pushtet nga krimi
- Vangjush Dako reagon për audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”
- Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë ta shporrin
- Berisha: “Bild” shpartallon Ramën dhe narkoshtetin
- Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve
- Petrit Vasili: U vërtetua plotësisht se kriminelët dhe Edi Rama kanë blerë votat
- Ulsi Manja: Bild prishi hetimet. Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë
- E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS