Basha: Kryeministri pranoi kërkesën e PD. Rama: S’kam ndryshuar qëndrim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama ka pranuar formulën e vendeve të rezervuara për 2 nga katër institucionet e reja që do ngrihen me reformën në drejtësi.  Basha tha se ky është një hap pozitiv që tregon se pengesa e konsensusi ishte Rama dhe jo Komisioni i Venecias. Ai shtoi se edhe dy institucionet e tjera, Komisioni i Vetingut dhe Komisioni i Verifikimit duhet të zgjidhen me modelin e vendeve të rezervuara.

Por teksa Basha fliste në konferencë, Kryeministri Edi Rama ka reguar në Twitter se nuk ka pranuar vendet e rezervuara.

“Dikush duhet t’i thote Lulezimit qe s’kam thene asgje te re sot nga ç’thashe pas takimit me te dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara! E perseris:Formule zgjidhje me opoziten po, kompromis partiak per skanimin e gjykatesve e prokuroreve kurre! Partite larg duart nga skanimi!”,- shkruan Rama.

Pasi kreut të PD-së ju komunikua ky reagim i Ramës nga gazetarët në sallën e konferencave të PD-së, Basha u shpreh: “Rama duhet të dalë në konferencë, kjo çështje nuk bëhet me Twitter. Paradite tha se e ka pranuar, tani thotë jo. Atëherë nuk ka lajm të mirë nga negociatat”,- tha Basha.

SHKARKO APP