FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rama uli kokën para kushteve të trafikantit Balili, njëlloj si me Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje se vetëdorëzimi i Klement Balilit është prova e kapitullimit të Edi Ramës para krimit.
Duke komentuar dorëzimin me negociata me policinë të personit më të kërkuar në Shqipëri, Basha thotë se Edi Rama ka pranuar kokë ulur të gjitha kushtet që i ka vendosur Klement Balili.

Në reagimin e tij, kreu i PD-së paralajmëron edhe lirimin e Balilit nga të gjitha akuzat për trafik droge. Ndërsa shton se shqiptarët e kanë parë këtë “film”, pasi Edi Rama veproi njëlloj edhe me Saimir Tahirin.

“Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me S. Tahirin”,- shkruan kreu i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?