Basha-Ramës: Mos pëllit! A ka ndonjë socialist që i di emrat e ministrave të rinj?

Në nisjen e sesioni të ri të Kuvendit nuk kanë munguar akuzat dhe debatet e forta mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Basha u është drejtuar deputetëve të PS-së dhe socialistëve për ministrat e rinj të kabinetit “Rama”.

“Nga kjo sallë kam paralajmëruar se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni për të qeverisur me një grup kriminelësh. Hap pas hapi e keni parë këtë… U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, se ata që kanë forcën e kartonëve e morën përmes forcës së krimit dhe sot atë mbrojnë. Ky kuvend përfaqëson antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e krimin. U asgjësua Prokuroria, tani i erdhi radha edhe PS. Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me një grusht kriminelësh.Shikojini këta njerëz? A i njihni këta njerëz, kush është kjo zonjë, kush është kjo tjetra… ai i njihni kush janë? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni ju, a i mbani mend emrat e këtyre? Kaq po ju pyes, nuk po u vë as emra as nofka? Kush është kjo? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?”,- tha Basha.

Gjatë kohës që Basha sulmonte ministrat e rinj, pas krahëve të Lulzim Bashës Edi Rama ka komentuar qëndrimet e kreut të PD-së pa mikrofon.

Ndërkohë Basha i është drejtuar Edi Ramës: “Mos pëllit… se nëse s’ka filluar të të dhëmbë deri tani do të të dhëmb më shumë më pas. Mos pëllit se do të të dhëmbi edhe ty më shumë…”,- tha Basha.

Kreu i PD-së e cilësoi qeverinë e re “Rama” si një dështim dhe një kabinet interesash personal. “Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën por i ra fasada dhe doli si Enver hoxha. Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga kjo. E paguajnë studentët këtë faturë, pensionistët, shtesa e vogël… Vendi është në emergjencë kombëtarë për faturën e këtij të marri…”,- tha kreu i PD.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2210771019241230/

Kryemadhi: Jemi këtu për përballje, dy fjalë Ballukut e Ahmetajt

Në emër LSI-së në seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion e mori fjalën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa pak para saj kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi bashkëpunimin e opozitës, kryetarja e LSI-së i bëri të qartë se arsyeja pse ndodhen në sallën e Kuvendit është për të kërkuar dialogun e munguar. “Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në memorien e shqiptarëve ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur nga frika e asaj që do të thoshte opozita. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për atë axhendë, që edhe ata që vijnë nga mazhoranca nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat duhet dialog politik nuk ka si të ketë dialog zoti kryetar kur ju s’ja jepni opozitës këtë të drejtë. Duhet që kryeprokuroja të zgjidhet me 84 vota, ju mbani peng ende reformën zgjedhore, mbahen peng negociatat se nuk do kryeministri i Rilindjes, se ashtu i leverdis atij”,- tha Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/320390981942458/

SHKARKO APP