Basha: Rrezikohemi nga një regjim monist që ktheu të burgosurit politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat deklaroi se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas nga qëndrimet e saj, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e djeshme, Basha deklaroi se vendi ndodhet në një pikë kritike, pasi përballë nuk kanë një qeveri legjitime, por një regjim monist që po rikthen burgjet politike. Basha deklaroi se protestuesit që janë burgosur sot nga qeveria, janë dëshmi e rikthimit të dënimeve për bindje politike.
Një mesazh për pengmarrësit e lirisë, demokracisë, njeriut që ka bllokuar derën për në BE se nuk ka e nuk do të ketë asnjë hap pas. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë politikë të mbështetësve të opozitë është një bashkim popullor. Përshëndesë ata socialistë që iu bashkuan dje protestës dhe i takova disa prej tyre personalisht, duke u dhënë mesazhin se kjo nuk është betejë për pushtet, por për transformin. Ky transformim nis me votën e lirë”,- tha Lulzim Basha.

Duke folur për vendimin që ka marrë sot gjykata për mbajtjen në burg të disa protestuesve, Basha bëri dhe një paralajmërim për gjyqtarin, i cili sipas kreut të PD, është babai i nënkrytarit të FRESSH. “Një mesazh kam edhe për ata që hynë në burg për protestat. Vëllezër dhe motra që sakrifikuat, ju jeni sot të burgosur politik të një regjimi monist. Ju siguroj se dhunuesit tuaj do vendosin përpara përgjegjësisë. Përpara drejtësisë, do të vendoset babai i nënkryetarit të FRESSH, gjyqtari që la në burg 20 protestues.  Këtij gjyqtari i them se nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Ne nuk lejojmë që kjo qeveri të bëjë reformën sipas orekseve politike të saj. Pushteti absolut korrupton absolutisht”, deklaroi Lulzim Basha.

Në konferencë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha foli dhe për përpjekje të orëve të fundit nga ana e ndërkombëtarëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për krizën. Basha tha se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një dialog të vërtetë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kane qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos këtë më mundësi të marre peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumice të pakicës që sundon mbi shumicën. Parmet që udhëheqin europën do të jenë ato europaine. Precedentët nuk mungojnë, as në ‘91 as në ‘97, as në rajon, mungon vetëm vullneti i atij që mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krizë e thellë politike nuk mbyllet me propagandën bajate të ERTV”.- tha Lulzim Basha.

SHKARKO APP