Basha me kryekëshilltarin e Merkel: Koha për të ndalur politikanët e korruptuar

Gjatë vizitës në Gjermani, kryetari i PD Lulzim Basha është takuar në Berlin me Kryekëshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Joachim Bertele.

Në një postim në Facebook, Basha tregon detaje nga biseda e zhvilluar me Joachim Bertele.
Basha shprehet se pavarësisht krizës që po kalon Shqipëria, opozita është e vendosur në vijimin e procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke vlerësuar rolin e Gjermanisë në këtë proces, Basha shkruan në Facebook, se tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar.
“Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës. Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”,- shkruan Basha.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha në Facebook:
“Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.
Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.
Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Basha: Zgjidhja e krizës përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të Ramës dhe qeverisë tranzitore

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në Berlin duke marrë pjesë në Kongresin Ekonomik të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial, në bisedë për DW thekson, se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të kryeministri Rama dhe krijimit të qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja.

SHKARKO APP