Basha takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE: Zgjedhje parlamentare dhe vendore në një ditë

Krerët e opozitës janë takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger, me të cilin kanë diskutuar për krizën politike dhe miratimin e reformës zgjedhore.

Ndryshimi i ligjit elektoral është një nga kërkesat e ndërkombëtarëve dhe misioni i OSBE-së është ngarkuar me monitorimin e procesit të reformës mes mazhorancës dhe opozitës. Qeveria ka krijuar një komision të përbashkët me deputetët që pretendojnë se përfaqësojnë “opozitën” si Rudina Hajdari dhe Kujtim Gjuzi, por sot drejtuesit kryesorë të OSBE kanë takuar krerët e opozitës reale, me të cilët kanë diskutuar për reformën.

Ende nuk dihen detaje se çfarë do të ndryshohet në Kodin Zgjedhor dhe për më tepër si do të miratohen këto ndryshime, në kohën që Parlamenti nuk është funksional me opozitën reale.

Pas takimit me Thomas Greminger, kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, tha se reforma zgjedhor duhet të bëhet jashtë parlamentit, duke nënkuptuar se çdo ndryshim duhet dakordësuar me PS dhe opozitës reale.

Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit nuk mund të ketë. Dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit. Këto punë nuk bëhen me shkesë. Do bëhen ashtu siç bëhet dialogu politike, siç janë bërë në Shqipëri dhe vendet fqinje”,- deklaroi Lulzim Basha.

Një pikë tjetër e rëndësishme e qëndrimit të Bashës është projekti që zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen në të njëjtën kohë me zgjedhjet vendore.

Rruga për opozitën është e qartë e njëjta rrugë që kërkohet edhe nga kushtet e Bundestagut. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me ato vendore”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha komunikim me gazetarët 25 tetor 2019

SHKARKO APP