Basha: Të gjithë bashkë në orën 20:00, të protestojmë si shqiptarë me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës në orën 20:00.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha shprehet se sot është dita që të gjithë të protestojnë si shqiptarë më dinjitet.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!”,- deklaron Lulzim Basha.
Opozita ka thirrur sot protestën e 9 kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Tubimi vjen në një klimë tejet të tensionuar politike, pas publikimi të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ku faktoheshin se kryeministri dhe ministrat janë përfshirë direkt në vjedhje dhe blerje të votave.