Basha: Të gjithë në shesh, t’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një mesazh në rrjetet sociale, pak orë para nisjes së protestës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubim.

Në apelin e tij për qytetarët, Basha shprehet se sot është koha të tregojmë se shqiptarët ja kanë hequr vizën Edi Ramës.

Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”,- shkruan Basha në mesazhin e tij në Facebook.

Ky është mesazhi i dytë, brenda pak orëve, që kreu i PD-së drejton ndaj qytetarëve për t’u mbledhur në shesh në orën 19:00, para Kryeministrisë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP