Basha: Në çështjen “Toyota” janë edhe 2 deputetë të tjerë të PS

Në çështjen e transportit të parave me origjinë nga trafiqet kriminale, sipas kreut të PD Lulzim Basha, rezultojnë të përfshirë, përveç Tualant Ballës edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton çështjen e rreth 3.4 milionë eurove të ardhura me makinat “Toyota Yaris”, Basha tha për gazetarët se deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë dy ligjvënësit e tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deklaratat e mia kanë qenë publike për përfshirjen e Ballës në trafikimin e parave të pista”, tha Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:30. Basha i ka qendruar deklaratave të tij lidhur me këtë çështje, ku pas daljes nga Prokuroria deklaroi se pas kesaj çeshtjeje fshihen dy deputete te PS-se, Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja.

Ende nuk është e qartë se cili është roli i dy deputetëve të tjerë në transportin e parave që vinin nga trafiqet në vendet e BE dhe që u kapën në Durrës. Ulzi Manja është Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe një nga deputetët e PS që këto kohë është marrë më së shumti me reformën në drejtësi dhe proceset për zbatimin e paketës ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërsa emri i Jurgis Çyrbjes del për herë të dytë në publik për afera dhe denoncime. Herën e parë ai u përfshi në përgjimet e bandës së Emiljano Shullazit.

Sipas tij, prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. “Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, theksoi kreu i PD.

“E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror . Po mbron lidhjet e Ballës me bandat tw Dakos me bandat tw Sejdinit me bandat e tw Tahirit me bandat, po i trajton si sekretor shtetëror. Nwse prokuroria do tw kishte vepruar si duhet sot Balla Dako e Sejdini do ishin në burg, ndwrsa Fatmir Xhafaj do ishte jashtë politikës. Nuk jam i paduruar e di që drejtësia do të vonojë por do të vi dita kur para drejtësisë do te jënë edhe ato që e kanë shndërruar drejtësinë në aksesor të krimit të organizuar Arta Marku e Donika Prela” – u shpreh Basha

Ndonëse kreu i PD-së është paditur disa herë, kjo është hera e dytë që shkon personalisht në prokurori. Më 12 tetor Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’ pasi kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Në 21 qershor në Kuvend, Basha bëri deklaratën e fortë, që nxiti padinë ndaj tij nga deputeti Taulant Balla për ‘nxjerrje të sekretit hetimor’. Basha tha në foltore: “Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tunden para hundës shumë shpejt…”

Video/Deklarata e kreut te opozitës pas daljes nga Prokuroria.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1835112373254323/

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas daljes nga Prokuroria e Tiranës (E plotë)

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.
Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.
Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.
Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.
Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.
Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.
Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.
Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”.

SHKARKO APP