Basha: Vjedhja në Milot-Balldre ja kalon dhe Unazës. Ramën dhe të tjerët i pret burgu

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama si njeriun që është investuar personalisht në dhënien e tenderit për ndërtimin e 17 km rrugë me vlerë 267 milionë euro. Në një takim të zhvilluar në Kurbin, lideri i opozitës, Basha tha se rrugën e Milotit kemi të bëjmë me një vjedhje edhe më të madhe se ajo te Unaza e Re.

Kreu i PD-së u shpreh se zyrtarët që kanë firmosur për këtë projekt do të përballem me drejtësinë, duke nisur nga kryeministrit dhe çdo nëpunës tjetër.

Basha paralajmëroi edhe biznesmenët që janë futur në këtë garë. Ai tha se do t’u merret çdo qindarkë që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme. Duke u ndalur në këtë projekt, Basha tha se një hajdutëri të tillë nuk e ka njohur e dëgjuar Europa, duke paralajmëruar firmën ANK e ata që fshihen pas saj të mos hedhin asnjë lopatë në këtë rrugë e cila vjedh buxhetin e shtetit

Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në përmasa e pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re. Milot –Balldren, 267 mln euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ky populli ka mbaruar, e ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Atëherë kjo është një lloj tjetër hajdutërie, e hajdutit që vjedh sikur nuk do të ketë të nesërme. të marrim çfarë të marrim. Dua t’i them ANK dhe atyre që fshihen pas ANK, çdo banke shqiptare, mos guxo një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para Kishës së Laçit se nuk do keni shans të vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi. Ju presin hekurat”,- deklaroi Basha.

SHKARKO APP