Basha:Po bleu Rama vota nga deputetët e PD-së do djegim mandatet dhe zgjedhje
Kryesia e PD-së kanë vendosur sot që nëse kryeministri Rama tenton të blejë vota në grupin e PD-së atëhere do të djegim publikisht mandatet e deputetit dhe nuk shkojmë më në parlament- është shprehur lideri demokrat Basha. Kurse Berisha ishte dhe me i egër kur tha se një ambasadore e huaj ( ambasadorja e BE Vlahutin) është e kapur nga mazhoranca dhe po bën lojën e Ramës.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u informua nga kryetari Basha për takimin e një dite më parë me kryeministrin Rama për Reformën në Drejtësi. Basha ka theksuar se PD mbetet për një draft të mbështetur në opinion e Komisionit të Venecias. Ai ka thënë se ndërkombëtarët propozuan vendet e rezervuara si formulë për të shpëtuar kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika dhe se kjo ishte çështja kryesore që dominoi takimin. Referuar deklaratës së kryeministrit se do ta çojë draftin në parlament, Basha u tha deputetëve që nëse shumica merr qoftë edhe një mandat nga opozita, ky do të ishte fundi i parlamentit.
Mësohet se gjatë diskutimeve pati kritika të forta edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Basha tha se deklarata e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini, që fliste edhe për votime individuale të deputetëve, “u shkrua në Tiranë”, duke nënkuptuar ambasadoren. Ndërsa ish –ministri Arben Imami mësohet të jetë shprehur se Vlahutin është e pozicionuar politikisht në krah të mazhorancës.
Deputeti Eduard Selami ka pyetur nëse i cënon marrëdhëniet me ndërkombëtarët mosvotimi i reformës. Por Basha është shprehur se janë vetë ndërkombëtarët që mbështesin moskapjen e sistemit nga politika.
Tashmë loja politike për Reformen do të kalojë në Parlament ku priten surpriza. Numrin 94 vota që duhet për ndryshimet kushtetuese nuk e ka mazhoranca, ndaj i duhet të blejë vota nga rradhët e opozitës. Duke e ditur këtë variant rezervë të Kryeministrit për disa vota nga rradhët e Opozitës , Lulzim Basha dhe Sali Berisha paralajmëruan fort dhe egër se do djegim si PD mandatet e deputetit dhe vendi futet në spitalen e rrezikshme të anarkisë totale me protesta e bllokime rrugësh që këtë vit.