Bashkia Lezhë, KQZ-së: Lironi mjediset e KZAZ deri në orën 16:00. Ndryshe…!
Shumë bashki në vend kanë filluar t’i kërkojnë KQZ-së që të mbyllë zyrat e KZAZ-ve, të cilat sipas dekretit të Presidentit nuk mund të zhvillojnë zgjedhje më datë 30 qershor.
Në Tropojë janë thyer xhamat dhe dera e KZAZ-së së qytetit në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit që don zgjedhje pa dekret dhe datë zgjedhje.
Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.
Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së. Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit.
Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.
Po kështu të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD, LSI dhe PDIU.
Me sa duket kryeministri synon përplasjen dhe dhunën në datë 30 qershor.