Erion Veliaj dhe Sheshi “Skenderbej”
Njoftim i Bashkisë së Tiranës:
Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nesër, më datë 22 Maj, përgjatë gjithë ditës, do të organizojë “Ditën pa Makina” dhe për këtë arsye do të ketë kufizim të lëvizjes së automjeteve në kufijtë e Unazës së Vogël, në sheshin “Skënderbej” dhe në pjesën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te ura e madhe, pranë Hotel Dajtit.
Gjatë ditës së nesërme qarkullimi do të shmanget në rrugët “Degë Gjon Luli”, “Ibrahim Rrugova”, Ura e Taivanit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ura te Rruga e Elbasanit, rruga “George Bush” para Parlamentit dhe Rruga e Barrikadave. Për këtë arsye, ftojmë përdoruesit e makinave të shmangin lëvizjet në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa shërbimi i transportit urban do të vijojë normalisht, duke devijuar vetëm stacionet përgjatë zonës me trafik të kufizuar në rrugët dytësore.
Bashkia e Tiranës fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara në “Ditën pa makina”, ku do të kenë mundësi të ndjekin panairin e produkteve bio dhe atë të turizmit të aventurës, transmetimin e dokumentarit “Një turist në Tiranë” në kinemanë verore te Parku Rinia, projektimin e fotove të kalave në rrethina, si dhe monumenteve të natyrës, stendën e profesionistëve që punojnë me materiale të riciklueshme ose panairin e organizatave mjedisore.
Gjithashtu, nuk do të mungojnë aktivitete për të rinjtë, si kalërim me kuaj poni, festivali i balonave, fusha të lëvizshme mini basketbolli, fusha të lëvizshme tenisi, fusha të lëvizshme mini futbolli, koncert me performues të “Tirana Art Fest”, koncert nga Qendra për fëmijë “Bujar Alliu”, koncert Bras Band Uart, koncert Jazz i grupit All Band, Latin Beat dhe kërcim sportiv, si dhe grupi i piktorëve të vegjël që do të hedhin në telajo sheshin “Skënderbej”.
Edi Rama duke pritur daljen nesër të Erion Velisë me biçikletë
Rama,Erionit: Të kam porositur,kujdes me biçikletë se je për udhë të gjatë në Bashki se PS-në do ia jap Saimirit!
Erioni: Mos kaloi këtej xhaxhi Edi ?
Erioni: Ma largoni nga trotuari afër PS-së Saimir Tahirin!
Bashkia: Lëshoja qenin këtyre të SHQUP-it !
Lu,Erionit: Hajde t’ju mësojmë biçikletën Edit dhe Ilirit!
Erioni: Sikur ta dija se na përgjon ky Saimiri me këtë pajisjen italiane !
Hapni rrugën se po kalon Erioni !
Erioni: Drejtor, sikur ta kishim bosh Tiranën, vetëm ne të dy të shetisim!
Erioni: Epo kush e duron edhe 24 vjet Edin !
Ju andej e unë këtej !
Si nuk mu nda ky Lul Basha, edhe tollumbacet nga Hollanda mi paska lenë në Bashki !
Ikim shpejt nga këtu se mos na del Edi !
Erioni: Këtu në Shesh jam vetë “Skenderbeu” !