Baton Haxhiu: Albin Kurti akoma nuk e ka të sigurtë mandatimin e kryeministrit
Në studion e Blendi Fevziut në “Opinion” analisti kosovar Baton Haxhiu, i cili njihet si mik i ngushtë i Kryeministrit Rama dhe Presidentit Thaçi, ka deklaruar se Albin Kurti ndodhet para sfidës nëse do të dekretohet nga presidenti i Kosovës me mandatin e kryeministrit. Kjo që tha Baton Haxhiu është bombë në politikën kosovare, pasi Lëvizja Vetvendosja ka dalë e para në zgjedhje dhe sipas ligjit partisë së parë i jepet mandati i kryeministrit.
Baton Haxhiu nuk e lëshoi kot së koti këtë “bombë” live te Tv Klan, por duhet të ketë informacion nga Hashim Thaçi. Nëse ky variant është në lojë nga presidenti Thaçi dhe natyrisht edhe nga kryeministri Rama, pasi Thaçi-Rama-Haxhiu janë një, do ta hidhte në eksplozion Kosovën, e cila zhvilloi zgjedhje korrekte e për tu marrë shembull nga Rajoni i Ballkanit, sidomos nga Tirana zyrtare.
Baton Haxhiu e hodhi “bombën” në Tiranë që shpërthimi të dëgjohet në Prishtinë!