BBC: Po zgjedhin kush do të vdesë, ndaj koronavirusi po fut në kaos spitalet në Angli
Situata është kaotike për shkak të koronavirusit në spitalet britanike. BBC i ka kushtuar një speciale zhvillimeve dramatike me koronavirusin në vend duke u fokusuar tek Spitali Universitar i Londrës.
Për herë të parë që prej prillit, vendi po shënon aktualisht nga 1 000 të prekur në ditë, gjë e cila është e papërballueshme për Sistemin Shëndetësor.
Qendra e krizës është Londra, ku edhe spitalet janë tejet të ngarkuara dhe stafet mjekësore theksojnë se po u kërkohet që të bëjnë përzgjedhjen e pacientëve se kush do të shërbehet më parë dhe që ka më shumë shanse të shpëtojë.
Situata ka bërë që edhe Pediatria në këtë spital të kthehet në Repart të Shërbimit Intensiv.
“Infermierët raportojnë shqetësime, zhgënjime dhe stres të fortë mendor dhe fizik, ndërsa ekziston ankthi për mjaftueshmërinë e aparateve të frymëmarrjes”, raporton BBC.