BBC, intervistë e Erion Veliaj dhe projekti që Rama të ikë nga PS
Atë që nuk e thonë mediat shqiptare e tha BBC. Erion Veliaj po e projekton veten si njeriu që pret t’i zërë vendin Edi Ramës. Ai po i mponohet publikut dhe veçanërisht Partisë Socialiste, si pasardhësi i Ramës në qeveri, sa duke e imituar, aq edhe duke e rivalizuar.
BBC, në një reportazh mbi Shqipërinë e sotme, që merr shkas nga përfshirja e vendit tonë në debatin për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, e sheh Veliajn si kryeministrin e ardhshëm.
“Kryebashkiaku socialist i kryeqytetit, Erion Veliaj, që shihet gjerësisht si kryeministër i ardhshëm, thotë se Europa nuk mund të masë forcat me Rusinë, për avionët e bombat”, thuhet në shkrimin e BBC.
Ndërsa Veliaj, që është zgjedhur jo rastësisht të pyetet mbi të ardhmen e BE-së, thotë: “Është fuqia e butë që e bën Europën atë që është. Nuk ka asnjë avatazh të jetuarit në një geto dhe Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian… T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim”.
Investimi i Veliaj për të qenë i pranishëm në mediat prestigjoze botërore është pjesë e projektit të tij për të krijuar profilin e një politikani të lartë përmes optikës së gazetarëve të huaj. Në këtë mënyrë ai i imponohet opinionit publik si “i përzgjedhuri nga të huajt” dhe njeriu tek i cili edhe shqiptarët duhet të shohin gjithashtu liderin e ardhshëm. Një rrugë kjo e shkelur më parë me shumë efikasitet nga mentori i tij, Edi Rama.
Në reportazhin e BBC ai pyetet për çështje të cilat nuk kanë lidhje me përvojën e tij politike. Veliaj flet për politikën e jashtme, Europën e Bashkuar dhe Rusinë, por përpara se të bëhej kryetar bashkie ka qenë vetëm Ministër i Çështjeve Sociale dhe dikur një aktivist i shoqërisë civile.
Sigurisht që përzgjedhja e BBC për ta intervistuar Veliajn nuk është rastësore. Por është po aq e sigurtë se BBC nuk ka bërë sondazh te shqiptarët për të arritur në konkluzionin se ai shihet vërtet gjerësisht si kryeministër i ardhshëm i vendit.
Fakti që Erion Veliaj merr përsipër të komentojë tema për të cilat ka pak ose aspak njohuri të provuara, është një tjetër përpjekje e sforcuar e tij për të krijuar imazhin e një politikani për të cilin ka interes media e huaj dhe për tw treguar po vetë ambiciet për t’i zënë vendin Edi Ramës edhe në qeveri, ashtu siç bëri në bashki.
Krijimi i profilit të politikanit me peshë përmes kësaj skeme është një kopje e lëvizjeve të Edi Ramës që nga koha kur ishte ministër i Kulturës e më pas kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Por ndryshe nga Rama që tërhoqi vëmendjen me bojatisjen e fasadave të pallateve me ngjyra të ndezura, Erion Veliajt i janë dashur vetëm pak muaj në krye të Bashkisë për ta rivalizuar paraardhësin e tij me daljet në mediat botërore dhe ia ka arritur kësaj pa ndonjë bilanc, ose pa bërë thuasje asgjë fare në krye te Bashkisë, veç ndërtimit të disa korsive biçikletash me financime të dyshimta.
Duhet pranuar se Erion Veliaj është më vizionar se Edi Rama. Dhe duket se dalëngadalë po vjen koha që Edi Rama të lëshojë karriken e kryetarit të PS, pasi ikën një sorosian dhe ngjitet prapë një multisorosian.