FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belind Këlliçi: Grupi i Devollëve po blen gjithçka, Tring dhe Digitalb kontrollohen prej tyre

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar një situatë tejet të rëndë ne tregun e medieve audio-vizive në vend.

Këlliçi foli për një skandal të rënë, siç është monopolizimi i tregut mediatik.

Shitja e 100% të aksioneve të platformës Tring tek i njëjti grup biznesi që zotëron 60% të Digitalb, sipas ligjvënësit demokrat, ka krijuar një monopol absolut në tregun e transmetimeve digjitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë këtij përqendrimi të rrezikshëm mediatik, thekson Këlliçi, Autoriteti i Konkurrencës hesht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes këtin përqendrimi, u shpreh ndër të tjera deputeti demokrat, kjo i jep këtij grupi fuqinë arbitrare për të mbyllur dhe përjashtuar nga tregu çdo televizion të lirë, duke rrezikuar lirinë e fjalës.

Por ky sistem këtu që kanë ardhur njerëz me zero eksperiencë, e njëjta gjë ndodh edhe me këto operatorët e këtyre digjitaleve, të këtyre transmetueseve online. Po të shihni, po ju jap një rast që ne e kemi me Autoritetin e Konkurrencës. Po të shihni, në mos gaboj në dhjetor të vitit të kaluar, është shitur 100%, janë shitur aksionet e Tring-ut.

I ka marrë grupi i The Volli Group, që zotëron edhe 60% të Digitalb-it. Dhe që ka krijuar një pozicion monopoli në treg, që ka 100% të Tring-ut dhe 60% të Digitalb-it, dhe këtu nuk flet askush. Dhe këtu Autoriteti i Konkurrencës nuk bën një hetim të thelluar.

Nuk ka një vendimmarrje për këtë kompani, për këtë grup biznesi, që nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme në trajtimin e mediave audiovizive, në fushën e caktuar. Duhet të kenë edhe mediat në Kosovë, por unë mbetem te kjo çështja e Shqipërisë, mbetem te Shqipëria. Pra, këto dy operatorë i zotëron sot një kompani e vetme. Dhe është monopol, është në kushtet e monopolit dhe askush nuk flet për këtë çështje.

Kjo do të thotë që ky grup me një vendimmarrje tërësisht personale, të njëanshme, mundet të përjashtojë çdo operator, në çdo moment, çdo televizion nga platformat dhe është vendimmarrje personale e këtij grupi. Pra, prandaj jemi para një situate monopoli.

Dhe prandaj sot nuk lejohet më as debati parlamentar, nuk lejohen më as mocionet me debat, nuk lejohen më as interpelancat.  Sepse qytetari, publiku, qytetari që ndjek qoftë edhe parlamentin, më shumë do të ketë sensacion lajmin që Zegjineja bëri një gabim tha 300 mijë e 700 mijë e 8 e 5, sesa duhet të ketë në fakt një debat të shëndoshë për ligjet që kalojnë në parlament, për nismat ligjore të kësaj mazhorance, siç është edhe rasti në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?