Belinda Balluku: Albpetrol teston 45 inxhinierë të rinj, 20 do të punësohen në kompani

Tiranë, 14 korrik 2025 – Kompania shtetërore e hidrokarbureve, Albpetrol, ka zhvilluar sot për të dytin vit radhazi testimin për rekrutimin e inxhinierëve të rinj, si pjesë e një plani të qartë për fuqizimin e sektorit të naftës dhe gazit në vend.

Procesi nisi me 95 aplikime nga të rinj të sapodiplomuar në degë teknike dhe inxhinierike, prej të cilëve 55 u kualifikuan për fazën e testimit. Gjatë ditës së sotme, 45 prej tyre iu nënshtruan një provimi përzgjedhës, nga i cili do të përzgjidhen 20 më të mirët për t’u punësuar pranë kompanisë Albpetrol.

Kandidatët e tjerë që kaluan fazën e parë, por nuk u përzgjodhën për punësim të drejtpërdrejtë, do të orientohen drejt institucioneve të tjera që operojnë në fushën e energjisë, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe institute të specializuara për naftën dhe gazin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Albpetrol theksuan se ky proces synon jo vetëm përmirësimin e burimeve njerëzore brenda kompanisë, por edhe krijimin e një baze të qëndrueshme teknike për të ardhmen e industrisë së hidrokarbureve në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është inkurajuese të shohësh një interes në rritje nga brezat e rinj për këtë sektor strategjik. Ne kemi një plan të qartë zhvillimi dhe investimet në rininë profesionale janë thelbësore për të garantuar suksesin e tij afatgjatë,” u shprehën përfaqësues të kompanisë.

Ky është viti i dytë që Albpetrol ndjek një skemë të tillë të rekrutimit përmes konkurseve publike dhe testimeve profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore dhe autoritetet shtetërore.

Për këtë ngjarje shkroi një status edhe zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku:”Optimistë për të gjithë interesin që brezat e rinj po tregojnë ndaj këtij sektori, për të cilin kemi një plan të qartë zhvillimi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?