Belinda Balluku: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas do ketë 5 trena elektrikë modernë
“Projektbuxheti 2026, parashikon investime prej 6,4 MLD lekësh në sektorin hekurudhor, për një sërë projektesh të cilat synojnë të rijetëzojnë këtë të fundit, duke e bërë pjesë të rrjetit europian të transportit hekurudhor si për lëvizjen e njerëzve, ashtu edhe lëvizjen e mallrave, si edhe mjeteve dhe mekanizmave të mbrotjes.
🚄 Peshën kryesore e zë linja Tiranë – Durrës – Rinas, e cila do të vihet në funksion me 5 trena elektrikë dhe që do të jetë fytyra e re e Hekurudhës Shqiptare, në rrugëtimin për të qenë pjesë e rrjetit europian”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjisë.
KOHA JONË SONDAZH

