Belinda Balluku: Nuk do të merrem kurrë me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon

Belinda Balluku ka postuar një status pas fjalës në Kuvend e ku shkruan: “Sot në Kuvend ndava disa fjalë me qytetarët, që më kanë besuar përfaqësimin e tyre, jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo në këtë vend, që ka vendosur të vlerësoj punën e jo baltën.

Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje e kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as himne e lëvdata, pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re, e dalë nga reforma, produkt i vullnetit politik të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke kryer misionin për të cilin u reformua, patjetër me pikat e saj të forta e të dobëta, si gjithçka e re që do të konsolidohet dita ditës.

Nuk do të merrem kurrë me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do të prononcohem për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë kjo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?