Belinda Balluku shkroi histori në Fier, por edhe në Partinë Socialiste
Belinda Balluku, zv/kryeministre, ministre dhe drejtuese politike e PS për qarkun e Fierit, pas fitores historike dhe të paimagjinueshme, ku mori 12 deputetë nga 16, shkruan sot në statusin e saj në facebook: “Mirënjohje për të gjithë shqiptarët e Diasporës që besuan me votë Partinë Socialiste🌹dhe vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030, Shqipërinë Europiane.
19 733 përqafime, një për çdo votues të Diasporës në qarkun e Fierit! Na keni vendosur para një përgjegjësie të madhe dhe na keni mbushur zemrën plot.
Jeni më të mirët dhe nuk do t’ju zhgënjejmë”- përfundon Balluku mesazhin e saj falenderues.
Fieri është me dominancë të së majtës, por kurrë në historinë e PS nuk janë marrë kaq shumë mandate deputeti. Në vitin 2021, ishte Gramoz Ruçi, si drejtues politik dhe që njihet si “shtylla kurrizore” e PS, por mori vetëm 9 deputetë, bile vetë ishte i 10-ti e humbi mandatin. Ndërkohë Belinda Balluku shkroi historinë e saj me germa të arta në PS, sepse bëri atë që asnjë nuk e fantazonte. Në asnjë qark nuk pati këtë sukses PS-ja, siç solli Belinda Balluku në parlamentin e ri.
Tani që fushata po mbyllet dhe ku PS-ja merr 83 mandate deputeti, ka nevojë të thuhet se pse Fieri theu çdo parashikim elektoral. Në fakt kryeministri Rama e pikasi se Fieri donte një drejtues politik tjetër, ndaj që nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar caktoi zv/kryeministren duke i var në qafë një qark të madh, i cili nuk pranonte çdo drejtues politik që mund ti caktonte selia qendrore e PS. Duhej një njeri që ngjit, një që ka ndjenjën e dhembshurisë, që manifeston thjeshtësinë, por edhe një që e njihte varferinë dhe zonën. Belinda Balluku e njeh atë qark, pasi gjyshin ia internuan në Roskovec regjimi komunist, para se t’ia pushkatonin. Përcolli mesazhin e njeriut që ka provuar edhe ferrin, dikur, dhe që e di se çfarë është varferia. E ka provuar skamjen e internuar në Memaliaj për tre vjet dhe me pas në Selenicë të Vlorës për 12 vjet.
Ndaj ajo shkoi shpi me shpi, kudo, pa salltanete, e kudondodhur dhe pa zhurmë mediatike. Ajo përzgjodhi ekip të besueshëm si kandidatë për deputetë, njerëz punëtorë dhe që i duan në qarkun e Fierit.
Pa lenë menjanë punën e drejtuesve të tjerë politikë në 11 qarqet e tjera, ia vlen të vihet në pah se Belinda Balluku shkoi në diasporë, bisedoi dhe premtoi se do të jetë edhe pas votimeve, njeriu i tyre për halle e projekte për investime në zonën ku ajo mban përgjegjsi politike.
Belinda Balluku kaloi sprovën e fundit në PS, duke kaluar ylberin, duke u kthyer në yll socialist që shkëlqen edhe ditën.

KOHA JONË SONDAZH

