Belinda Balluku për arsimin profesional: Eshtë prioritet i programit të PS

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, si dhe drejtuese politike e PS në qarkun Fier ka barrën e madhe, pas qarkut Tiranë, që të nxjerrë mazhorancën e sotme faqebardhë në rezultate. Tirana ka 37 mandate deputeti, kurse Fieri 16 mandate.

Belinda me stafin e saj elektoral punon natë-ditë, sa në detyrën shtetrore, aq edhe në këtë detyrë politike. Sot Belinda Balluku ka takuar e bashkëbiseduar për arsimin profesional. Pas takimit ajo shkruan: “Arsimi profesional është prioritet i programit të Partisë Socialiste dhe për këtë flasin vetë rezultatet, përparimi, investimet dhe numrat që ka shënuar arsimi profesional gjatë vitit të kaluar.

Bashkë me kolegët e mi @zairagjika , @ceno.klosi , @erjomile diskutuam me të rinjtë fierak, pjesë e arsimit professional.

Fieri ka nevojë për një rini dinamike dhe me profilizim sipas sektorëve që ka nevojë qarku”.

Bashkë me zv/kryeministren ishte edhe Ceno Klosi, një nga administratorët me të zotë të pushtetit të PS.

SHKARKO APP