Belinda Balluku poston videon mbresëlënëse, me shënimin: “Më historinë e Rrugës së Arbrit dhe veçanërisht Tunelit të Murrizit”

Zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Enërgjitikës, Belinda Balluku poston këtë të dielë videon me shënimin: “Më historinë e Rrugës së Arbrit dhe veçanërisht Tunelit të Murrizit”. Kjo rrugë dhe ky investim serioz ka rritur zhvillimin e zonës së Dibrës, duke e bërë jo vetëm destinacion turistik, por edhe objekt për investime serioze nga bizneset e Tiranës.

Kompania Gjoka, një kompani serioze dhe me emër në Shqipëri e rajonin e Ballkanit, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi kur shikon videon se si ka filluar puna dhe kur ka plasur uji si lumë brenda tunelit, gjithkush do të dorëzohej. Por ata vazhduan me pasion e insistim derisa sot është arteria kryesore e Shqipërisë. Por jo vetëm, edhe për maqedonasit, e sidomos për pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj Rruge të Arbërit, kombi shqiptar mund të quhet i bashkuar. Ishte “Rruga e Kombit” që “bashkoi” Kosovën, por kishte mbetur pjesa shqiptare e Maqedonisë se Veriut. Tani jemi një KOMB, falë kësaj RRUGE.

Duhet pranuar se kjo rrugë u bë falë vendosmerisë se kryeministrit Rama dhe kryeneçesisë për ta bërë realitet, te Belinda Ballukut, e cila i ndoqi punimet nga fillimi deri në fund, personalisht.

Kjo video shikohet duke klikuar patjetër te “video on facebook”.

SHKARKO APP