Belinda Balluku: Punohet ditë-natë për Unazën e Madhe të Tiranës

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Energjitikës e Infrastrukturës, ka shkuar në mesnatë për të parë nga afër punimet në Unazën e Madhe të Tiranës. Pas inspektimit ajo shkruan: “Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet pa u ndalur, ditë-natë. Në të gjitha kantieret po ecet me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh, ashtu sikundër e kemi premtuar, kjo vepër infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke finalizuar kështu një ndër projektet më komplekse, por shumë të rëndësishëm e të shumëpritur, jo vetëm për kryeqytetin”.

 

SHKARKO APP