Zv/kryeministrja Belinda Balluku takohet me kryeministrin grek në Athinë

“Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.

Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?