Blushi akuzon:Referendum që nuk ka vëzhgues, as numërues,një mashtrim

Sot nuk votova për referendumin që u sajua për të më hequr të drejtën e kandidimit personalisht mua dhe të drejten e zgjedhjes gjithë antarësisë të Partisë Socialiste. Ky referendum u krye në shkelje të plotë të Statutit dhe rregullave të PS.

Lista e zgjedhësve u manipulua duke u reduktuar me afro 20 për qind për të bërë të mundur pjesëmarrjen e cila duhet të jetë 50 plus 1 në mënyrë që referendumi të quhet i vlefshem. Tre javë me parë lista e antarësisë ishte rreth 94 mijë, ndërsa sot ajo ishte 81 mijë. Arbitrarisht në këtë referendum nuk u lejua të kishte palë kundër, mëgjithëse ky është rregulli numër një universal i çdo referendumi. Nëse nuk ka palë nuk ka pse të ketë referendum dhe as pyetje të diskutueshme. Nuk u lejua të ketë fushatë , nuk u lejua të ketë vezhgues , nuk u lejua të verifikohet lista e zgjedhesve dhe nuk u lejua të ketë numërues. Pyetja është kush e vëzhgoi këtë proces? Kush vendosi kush është dhe kush nuk është në listen e votimit? Kush do t’i numërojë votat? Kjo dihet. Gjithë procesi u përgatit dhe u kontrollua nga Rilindja kundër Partise Socialiste. Rilindja e organizoi, e trukoi, e vezhgoi dhe do e numërojë. Mëgjithatë nga shumë socialist të cilet sot kanë vëzhguar procesin në mbrojtje të dinjitetit të tyre jam informuar gjatë gjithë ditës për shkeljet, abuzimet me listat, komisionet e ndryshuara, pjesemarrjen fiktive dhe mbushjet e kutive sidomos në fshatra ku pjesëmarrja rezulton të jetë nën 30 për qind mesatarisht. Nga të dhënat që kam mbledhur deri në oren 15.00 rezulton se pjesëmarrja përveçse në Tiranë dhe Durres, pothuajse askund nuk ka kaluar 50 për qind të listës. Në Vlorë 39 për qind. Në Korçë 46 për qind. Në Elbasan 41 për qind. Në Gjirokaster 38 për qind. Në Dibër 34 për qind. Në Shkodër rreth 40 për qind. Në Lezhë nën 40 për qind. Në Fier 48 për qind. Këto të  dhëna natyrisht do përgënjështrohen por unë dua të falenderoj gjithë socialistët të cilët e refuzuan këtë referendum që i heq atyre të drejtën e votës.

Sigurisht që pas kësaj beteja për të rikthyer zgjedhjet dhe lirinë brenda PS-së do të vazhdojë pa u ndalur.

SHKARKO APP