LIBRA, BEN BLUSHI: “E SHTYNË HUMBJEN DHE NJË ORË. SHENJA PANIKU!”
Kryetari i Partisë Libra, Ben Blushi ka reaguar përmes një statusi pas shtyrjes së orarit të votimit nga KQZ, duke e zgjatur procesin edhe njëherë.
Sipas Blushit kjo shtyrje është shenjë paniku pasi qendrat në Tiranë janë bosh. Sipas kryetarit të Libras-s subjektet politike kanë nisur të ndjejnë humbjen.
“E SHTYNË HUMBJEN DHE NJË ORË”
E shtynë votimin dhe një orë megjithëse qendrat e votimit sidomos ne Tiranë janë bosh. Shenjë paniku. Prapë do humbin,”-përfundon postimi i Blushit në rrjete sociale.